Please enter at least 3 characters.

Rina Balaj feston ditëlindjen e 24-të

2023/01/collage-35-1-scaled.jpg

Këngëtarja e njohur, Rina Balaj është padyshim ndër emrat më të njohur të estradës shqiptare.

Artistja nga Istogu krahas karrierës është mjaft e përfolur edhe për jetën e saj private ndërsa sot (e premte) kur po feston ditëlindjen nuk ishte më ndryshe.

Këngëtarja ka ndarë pamjet e para nga festa e ditëlindjes së 24-të ndërsa nuk ka munguar edhe një nga fëmijëria.

Foto: Rina Balaj/Instagram

“24 vjet sot”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e njërit prej postimeve.

Ndryshe, Rina po vazhdon të punojë për projekte të reja muzikore teksa pas një pauze të gjatë është rikthyer edhe me koncerte.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Ndërkohë, sa i përket jetës së saj personale, Rina muaj më parë zbuloi se i ka dhënë fund lidhjes me reperi, Sin Boy.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Dyshja ishin bashkë prej vitesh ndërkohë ata kanë bashkëpunuar edhe në shumë projekte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

Foto: Rina Balaj/Instagram