Please enter at least 3 characters.

Rina Balaj e lumtur pas lajmit se Apple Maps ndryshoi emrat e qyteteve të Kosovës duke i kthyer në shqip

2021/05/Screenshot_6-3.png

Është njoftuar se Apple ka rregulluar te gjitha lokacionet në territorin e Kosovës, të cilat tashmë shënohen në gjuhën shqipe.Apple Maps rregulloi emërtimet e qyteteve e fshatrave të Kosovës, kjo pas presionit të vazhdueshëm marrë parasysh se nuk e kishte as emrin e shtetit në aplikacionin e saj.

E gjitha është arritur pas një peticioni të bërë nga qytetarët e Kosovës, me ç'rast u përmirësuan edhe disa prej lokacioneve.

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Rreth kësaj një reagim së fundmi e bëri edhe reperja nga Istogu, Rina Balaj, e cila i është gëzuar mjaft shumë këtij ndryshimi.

“Kjo më bëri të qaj, lot gëzimi”, ka shkruar ajo në një postim të ndarë në InstaStory.

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Sidoqoftë, emrat e disa lumenjve dhe liqeneve akoma kanë mbetur në gjuhën serbe por që po punohet në vijim për t’i kthyer të gjitha në shqip. /Telegrafi/