Please enter at least 3 characters.

Rimorkioja godet një grua në Tetovë (Foto)

2016/07/Policia-Stop.jpg

Në udhëkryqin midis rrugës “Boris Kidriç” dhe “Bllagoja Toska” në Tetovë ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Një Rimorkio me tabela regjistrimi VE 801 AI ka goditur një grua duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Gruaja është dërguar në spitalin klinik të Tetovës dhe është jashtë rrezikut për jetë./Telegrafi/