Rikthimi në "Camp Nou" me një superyll - Haaland objektivi numër një i Barcelonës për vitin 2025
02/10/2024
Erling Haaland është emëruar si objektivi numër një i Barcelonës dhe ata shpresojnë të nënshkruajë me të në verën e vitit 2025, shkruan mediumi Sport. Ky medium nënvizon se presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një superyll për të shënuar rikthimin e klubit në “Spotify Camp Nou” gjatë vitit të ardhshëm.Erling Haaland i përshtatet shumë mirë këtij hapi, veçanërisht nëse Pep Guardiola largohet në fund të sezonit nga Man City.


