Please enter at least 3 characters.

Rikthehet Ronaldo dhe Navas, Asensio nuk luan shkaku i nxjerrjes së dhëmbëve të qumështit

2018/02/Cristiano-Ronaldo-Keylor-Navas-921160.jpg

Zinedine Zidane ka ftuar 19 lojtarë për ndeshjen e xhiros së 25-të La ligës.

Real Madridi pas katër orëve do të takohet para shikuesve të vetë në Santiago Bernabeu me Alavesin.

Cristiano Ronaldo ka arritur të rikuperohet me kohë pas mungesës në takimin e mesjavës kundër Leganesit, ku Reali triumfoi me rezultat 3-1.

Keylor Navas gjithashtu kthehet, i cili do të rimarrë vendin në portën e Madridit pas mungesës në dy ndeshjet e fundit.

Por, Marco Asensio nuk është i gatshëm pasi nxjerrjes së dhëmbëve të qumështit dhe s'ka arritur të shërohet me kohë.

Theksojmë se në pesë takimet e fundit mes këtyre dyja klubeve, Reali i ka të gjitha fitore duke shënuar 15 gola dhe pranuar dy sosh.

Lojtarët e ftuar prej Zinedine Zidane:Portierët: Navas, Casilla dhe Luca.

Mbrojtës: Carvajal, Varane, Nacho, Theo, Achraf dhe Tejero.

Mesfushorët: Casemiro, M.Llorente, Isco, Kovacic dhe Ceballos.

Sulmuesit: Cristiano Ronaldo, Benzema, Bale, Lucas Vazquez dhe mayoral. /Telegrafi/