Rikthehet në funksion rezonanca magnetike në Spitalin e Pejës
18/08/2025
Pas katër muajve të ndërprerjes për shkak të defektit teknik, Rezonanca Magnetike në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është riparuar dhe tashmë është rikthyer në funksion.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se pacientët të cilët kanë pasë termin duhet të kontaktojnë spitalin për të ricaktuar terminin.
"Pacientët që kanë pasur termin të caktuara më herët, i njoftojmë se termini i tyre nuk humb, dhe ata vetëm duhet të na kontaktojnë në numrin 044 474 590, ditëve të punës nga ora 11:00 – 13:00 për të ripërcaktuar terminin që kanë pasur. Po ashtu njoftojmë se terminët e reja pacientët mund të fillojnë të i përcaktojnë nga data 1 shtator 2025", thuhet në postim. /Telegrafi/


