Rihanna mahnit me pamjen e re, pozon për koleksionin e saj Savage X Fenty
Rihanna ka tërhequr sërish vëmendjen e miliona ndjekësve të saj, teksa publikoi një seri fotografish të reja për të promovuar markën e saj të të brendshmeve, Savage X Fenty.
Këngëtarja 38-vjeçare, e cila është nënë e tre fëmijëve, pozoi me një kostum të zi me dantella dhe detaje transparente, duke nxjerrë në pah stilin e saj karakteristik dhe vetëbesimin.
Fotografitë u publikuan në Instagram, ku Rihanna numëron më shumë se 145 milionë ndjekës, shkruan DailyMail.
Në një nga pozat, artistja shfaqet pranë një tabele rrugore me mbishkrimin “kthesa përpara”, duke i dhënë fotosesionit një element lozonjar dhe provokues.
Me flokët e lëshuara dhe një grim të thjeshtë, Rihanna zgjodhi një pamje natyrale, ndërsa në përshkrimin e postimit shkroi: “Edhe jashtë ka rregulla”.
Ky publikim vjen pothuajse një vit pas lindjes së vajzës së saj më të vogël, Rocki Irish, ndërsa Rihanna vazhdon të kombinojë jetën familjare me angazhimet e saj në modë dhe biznes.
Ajo ka ndërtuar një sukses të madh me Savage X Fenty, markë që themeloi në vitin 2018 dhe që përfshin të brendshme, veshje gjumi dhe koleksione për kohën e lirë.
Artistja ndan tre fëmijët e saj, RZA, Riot dhe Rocki, me reperin ASAP Rocky, ndërsa në muajt e fundit ka treguar shpesh se mëmësia është një nga pjesët më të rëndësishme të jetës së saj. /Telegrafi/


