Please enter at least 3 characters.

'Rezervistët' e Bayernit mposhtin thellë Eintracht Frankfurtin, Shabani luan 56 minuta për Bavarezët

2018/04/Bayern.jpg
299:"SEVILLE, SPAIN - APRIL 03: Thiago Alcantara of Bayern Muenchen shows appreciation to the fans after the UEFA Champions League Quarter Final Leg One match between Sevilla FC and Bayern Muenchen at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on April 3, 2018 in Seville, Spain. (Photo by Adam Pretty/Getty Images)
12:"Getty Images

Bayern Munich ka fituar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Eintracht Frankfurtit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të Bundesligas.

Trajneri Jupp Heynckes kishte vendosur t'i pushoj shumicën e futbollistëve titullar ndaj Eintrachtitn pasi ka siguruar titullin kampion.

Heynkes kishte startuar me shumicën e futbollsitëve të rinj dhe disa nga ata që kanë luajtur më pak këtë sezon, ndërsa pjesë e formacionit titullar ishte edhe talenti me prejardhje nga Kosova, Meritan Shabani, i cili luajti për 56 minuta.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë, por Bayerni arriti ta shënoj një gol në minutën e fundit me anë të të riut, Niklas Dorsch, i cili i qoi në pushim me epërsi 1-0.

Në pjesën e dytë, Bayerni arriti të shënoj edhe tri gola, ndërsa Eintrachti e shënoi vetëm një të nderit.

Sandro Wagner (76') shënoi për 2-0, por Sebastien Haller ngushtoi në 2-1, ndërsa pas tyre shënuan edhe Rafinha (87') për 3-1 dhe Niklas Sule që vulosi rezultatin përfundimtar 4-1.

Pas kësaj fitore, Bavarezët kanë plot 81 pikë në krye, ndërsa Eintrachti renditet i shtati me 46 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bayerni luan në udhëtim te Kolni, ndërsa Frankfurti e pret në shtëpi Hamburgun. /Telegrafi/