Rey Manaj drejt transferimit tek gjiganti turk – bisedimet tashmë kanë filluar
28/12/2024
Gjatë ditëve të fundit u raportua në mediat turke se sulmuesi shqiptar Rey Manaj do të largohet së shpejti nga Sivasspori. Kjo për shkak se interesim për të besohet të ketë shprehur Trabzonspor, të cilët duan ta përforcojnë fazën e sulmit gjatë afatit kalimtar dimëror.Për transferimin e Manajt tek gjiganti turk kishte pasur thashetheme edhe para fillimit të këtij sezoni, pasi trajneri i tyre Senol Gunes ishte tejet i interesuar për 27-vjeçarin.Është lënë të kuptohet se drejtuesit e klubit kanë marrë masat e nevojshme për të ‘testuar ujërat’ me Sivassporin për transferimin e mundshëm të tij.


