Revolucion, për herë të parë tumori në tru hiqet me ndihmën e Inteligjencës Artificiale
Një 48-vjeçar britanik është bërë personi i parë në botë që i është hequr një tumor në tru me ndihmën e Al.
Rhys Hibbert iu nënshtrua operacionit në National Hospital for Neurology and Neurosurgery në Londër.
Gjatë ndërhyrjes, një sistem i Al identifikoi struktura shumë të vogla të trurit dhe i shënoi me ngjyra, duke ndihmuar kirurgët të shmangnin zonat kritike.
Mjekët theksuan se në tru edhe një gabim prej vetëm një milimetri mund të shkaktojë pasoja serioze, veçanërisht për nervat që lidhen me shikimin.
Hibbert tha se ndërhyrja i shpëtoi shikimin dhe se tashmë është rikthyer në punë.
Teknologjia e përdorur u zhvillua në Britani nga studiuesit e UCL Hawkes Institute dhe u trajnua me qindra video të operacioneve në tru.
Mjekët e konsiderojnë këtë një hap të rëndësishëm në përdorimin e Al në kirurgji, ndërsa shpresojnë që teknologji të ngjashme të ndihmojnë në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve dhe lehtësimin e presionit mbi sistemin shëndetësor.


