Please enter at least 3 characters.

Revolucion i Pep Guardiolas te Manchester City: 330 milionë euro për katër blerje të mëdha

2020/07/GettyImages-1252449751.jpg
258:"LONDON, ENGLAND - JUNE 25: Pep Guardiola, Manager of Manchester City looks on prior to the Premier League match between Chelsea FC and Manchester City at Stamford Bridge on June 25, 2020 in London, United Kingdom. (Photo by Paul Childs/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City tani po planifikon që të ndryshojë strukturën e skuadrës për sezonin 2020/2021, pasi tashmë edhe CAS ia ka larguar dënimin prej dy vitesh mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve të marr nga UEFA.

Sipas të përditshmes sportive katalnase Sport, Pep Guardiola do të ketë një buxhet prej 300 milionë funte (afërsisht 330 milionë euro) për blerjen e katër yjeve të mëdha.

Pep Guardiola edhe drejtori sportiv Aitor "Txiki" Begiristain kanë identifikuar tashmë pikat se ku duhet të përforcohet skuadra.

City dëshiron dy mbrojtës qendror, një zëvendësim për Leroy Sanen që u largua drejt Bayern Munich dhe sulmues.

Po mendohet për një mbrojtës qendre që të luajë së bashku me Aymeric Laporten, ndërsa opsion janë Kalidou Koulibaly i Napolit, Diego Carlos i Sevillas dhe Milan Skriniar i Interit.

Po ashtu po mendohet edhe për David Alaban, pasi Guardiola është një admirues i tij.

Sa i përket sulmit, Ferrán Torres duket si një zëvendësim i mundshëm për Leroy Sané, ndërsa Valencia kërkon të fitojë 30 deri 40 milionë euro për të.

Parat e mëdha mund të shpenzohen për Kai Havertz të Bayer Leverkusen që është opsioni kryesor për sulmin.

Manchester City një pjesë të këtij buxheti mund ta bëjë edhe nga shitjet që po planifikon. /Telegrafi/