Please enter at least 3 characters.

Reshje bore dhe ngrica, Policia bën thirrje për kujdes për të gjithë pjesëmarrësit në trafik

2024/12/Reshje-bore-ne-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-34.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Pasi reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë vendin, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë.

Policia e Kosovës përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ndër të tjera kanë shkruar se rrugët janë të mbuluara me borë dhe me ngrica.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/