Renditja e 12 nokauteve më të famshme të Mike Tysonit - në listë janë, Spinks, Berbick, Holmes e disa të tjerë
20/05/2020
Mike Tyson cilësohet si njëri ndër boksierët më të mirë në histori të boksit, derisa veçohet goditja e tij e fuqishme.
Edhe pse nuk ishte i gjatë me trup, shpejtësia, agresioni dhe goditjet e fuqishme, e kanë dalluar përherë 'Iron Miken'.
Tyson kishte vendosur rekord, pasi si 20-vjeçar, ishte shpallur kampion bote në vitin 1986, e që ende e mbanë atë.
Ai e kishte mposhtur Trevor Berbick që të fitonte rripin, derisa dy vite më vonë kishte shkatërruar Michale Spinks për të vazhduar dominimin në boks në peshat e rënda.
Më poshtë mund t'i shikoni 12 nokautetet më të famshme të legjendës së boksit:


