Remzie Osmani thërret "O nizam" në këngën e re (Video)
10/03/2017
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Remzie Osmani, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.
"O nizam" mban titullin kënga e shkruar me vargje dhe muzikë nga populli, ndërsa është riorkestruar nga kompozitori Nexhat Mujovi - Wirusi.
Kënga është me motive patriotike, dhe si e tillë i është përshtatur edhe një klip, i cili është xhiruar në disa lokacione kulturore në Kosovë.
Për këtë pjesë është kujdesur produksioni i njohur EMF Creative. /Telegrafi/


