Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin ushtarak bazë
17/08/2026
Rekrutët e rinj janë rreshtuar sot në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, në kuadër të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, përkatësisht në Qendrën e Stërvitjes Bazë, për të filluar trajnimin ushtarak bazë dhe rrugëtimin e tyre për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, përgjatë nëntë javëve, rekrutët do t’i nënshtrohen një programi të intensifikuar të trajnimit, i cili synon t’i përgatisë ata në aspektin fizik, psikologjik dhe profesional.
“Gjatë kësaj periudhe, rekrutët do të zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme ushtarake, me qëllim që pas përfundimit të trajnimit të jenë të gatshëm të shërbejnë si ushtarë dhe të rreshtohen në formacionet ushtarake brenda strukturës së FSK-së”, njofton FSK.


