Please enter at least 3 characters.

Regjistrohen 242 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

2021/08/Coronavirus-3.jpg

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.561 testime për coronavirus, ndërsa 242 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup janë 173, Prilep - 12, Manastir - 10, Kavadar - 9, Kumanovë - 6, Gjevgjeli - 5, Veles - 4, Tetovë, Gostivar, Ohër, Strumicë dhe Strugë - nga 3, Koçani dhe Dellçeva - nga 2, Kërçovë, Kriva Pallanka, Dibra dhe Vallandova - nga 1.

Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 247 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 225.972, prej të cilëve 213.174 janë shëruar, ndërsa 7.981 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (3 janar) është 4.817./Telegrafi/