Please enter at least 3 characters.

Refuzohet oferta e Chelseat për Nainggolanin

2016/04/RadjaNainggolan-e1461700904649.jpg

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, në sezonet e fundi ka bërë paraqitje fantastike me klubin nga Serie A, për çka ka zgjuar interesimin e shumë klubeve evropiane.

The Guardian raporton se Chelsea ka bërë një ofertë rreth 30 milionë euro, por që është refuzuar nga Giallorossët, transmeton Koha.net.

Mesfushori belg është synimi kryesor i Antonio Contes në verë, ndërsa pritet që Chelsea të bëjë ofertë të përmirësuar për belgun e natyralizuar.

Përveç tij, Blutë dëshirojnë edhe transferimin e mbrojtësit të Romës, Kostas Manolas.