Please enter at least 3 characters.

Receta për humus me ujë: Lyerje e shijshme për mëngjes

2023/10/humus-830x04543-1.jpg

Edhe pse zakonisht në humus i shtohet vaj ulliri, ky version përgatitet me ujë, që nuk e humb aspak shijen

Me shtimin e ullinjve ose kastravecëve turshi, mund të bëni një sandviç të shijshëm që do t'ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:▪ 200 gr qiqra të ziera (të konservuara)▪ 4 lugë tahini▪ 1 lugë çaji kripë▪ 1/2 lugë çaji piper▪ lëng nga 2 limona të vegjël▪ 1 lugë gjelle qiqra të thata▪ 1 lugë gjelle hudhër pluhur▪ piper i kuq

Përgatitja:

Hidhni në blender qiqrat e ziera, tahinin, kripën, piperin, hudhrën dhe lëngun e limonit dhe të gjitha grimi mirë.

Nëse humusi është shumë i trashë, shtoni ujë nga konserva e qiqrave. Masën duhet ta përzieni për disa minuta, sepse kështu do të merrni një masë të lëmuar dhe të njëtrajtshme.

Vendoseni humusin e përgatitur në një enë për shërbim dhe pjesën tjetër në një kavanoz që do ta ruani në frigorifer.

E spërkatni humusin me pak piper pikant dhe e shërbeni.

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/