Please enter at least 3 characters.

Reali thyen rekordin e Barcës

2016/01/reali-thyen-rekordin-e-barc-euml-s_hd.jpg

Ndeshja ndaj Galatasarayt ishte e 30-ta radhazi në garën më të madhe evropiane për klube, në të cilën Los Blancos shënonin gol.

Në këtë mënyrë, Mbretërit thyejnë rekordin e rivalit të përbetuar, Barcelona, që ka shënuar në 29 ndeshje radhazi në garën prestigjioze.

Ishte pikërisht goli i shënuar nga Gareth Bale nga gjuajtja e lirë, ai që theu rekordin.

Kujtojmë që me fitoren e shënuar me herët ndaj CSKA Moskës, Bayern Munichu u bë klubi i parë që shënon dhjetë fitore të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve (duke kaluar rekordin e Barcës me nëntë fitore radhazi). /Telegrafi/