Please enter at least 3 characters.

Reali spektakolar thyen rekordin e Barcës (Video)

2016/01/reali-spektakolar-thyen-rekordin-e-barc-euml-s-video_2_hd.jpg

 Reali e filloi takimin duke dominuar plotësisht, por goli erdhi pas gjysmë ore lojë.

Isco me asistim të Benzemas arriti që të shënojë gol për 1-0.

Verza u përgjigj shpejt (39') për gëzimin e vendasve, teksak Bale u përgjigj në minutën e 42-të me një gol të bukur për 2-1 dhe epërsinë e Realit.

Në pjesën e dytë u akordua penalti për Realin pas një ndërhyrje nga Marcelo, teksa Verza e humbi atë.

Ronaldo shënoi më pas edhe dy herë (81' dhe 88'), teksa me rezultat 4-1 mbaroi kjo ndeshje. 

Me këto dy gola, Ronaldo arrin kuotën e 32 golave në të gjitha garat, në 23 ndeshje të zhvilluara deri tani. Me këtë rritëm Ronaldo mund të thyejë rekordin e Messit për më së shumti gola në një sezon. 

Me këtë fitore Reali mban primatin në La Liga me 39 pikë, e kjo është fitorja e 20-të radhazi për klubin mbretëror. Barca ka 34 pikë. /Telegrafi/