Please enter at least 3 characters.

Reali përgatitë ofertë të çmendur për Salah, i ofron 70 milionë dhe një futbollist Liverpoolit për egjiptianin

2020/04/GettyImages-1211865866.jpg
314:"LIVERPOOL, ENGLAND - MARCH 11: Mohamed Salah of Liverpool reacts to Atletico Madrid scoring there third goal during the UEFA Champions League round of 16 second leg match between Liverpool FC and Atletico Madrid at Anfield on March 11, 2020 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi vazhdon të interesohet për futbollistët e Liverpoolit.

Pasi dështuan ta transferonin senegalezin Sadio Mane, Los Blancos kanë ndërruar objektiv brenda skuadrës angleze.

Tani synohet afrimi i sulmuesit tjetër të The Reds, egjiptianit Mohamed Salah.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e pëlqen jashtëzakonisht shumë egjiptianin dhe ka kërkuar afrimin e tij.

13 herë kampionët e Evropës janë gati të sakrifikojnë edhe Gareth Balen vetëm e vetëm të nënshkruajnë me Salah.

Në anën tjetër Bale pëlqehet shumë nga Jurgen Klopp, i cili më parë kishte deklaruar se do t’i pëlqente ta trajnonte uellsianin.

Kampioni i shumëfishët i Spanjës, Real Madrid është gati ta ofrojë Gareth Balen dhe 70 milionë euro për të arritur te Salah.

Gareth Bale . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Egjiptiani pëlqehet shumë te Liverpooli dhe një largim i tij nga Anfield duket i vështirë, por jo edhe i pamundur kur në pyetje është Real Madrid.

Ndërkohë kampioni aktual i Evropës përveç Gareth Bales, me paratë nga shitja e mundshme e Salah do të mund ta transferonte gjermanin Timo Werner nga RB Leipzig që është dëshirë e Jurgen Klopp. /Telegrafi/