Please enter at least 3 characters.

Reali nuk dëshpëron në Bernabeu, triumfon kundër Sevillas

2019/01/Luka-Modric-3-e1547917813774.jpg
229:"MADRID, SPAIN - JANUARY 19: Luka Modric of Real Madrid shoots during the La Liga match between Real Madrid CF and Sevilla FC at Estadio Santiago Bernabeu on January 19, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Përkundër se Real Madridi po kalon në një periudhë me shumë lëndime të lojtarëve, Los Blancos arritën fitore 2-0 në Santiago Bernabeu ndaj Sevillas në La Liga.

Skuadra nga Madridi ishte dukshëm më e mirë, duke e shfrytëzuar kështu formën e dobët që po kalonin mysafirët.

Ishte Venicius Junior (6') ai që kishte rastin e parë në ndeshje, ndërsa për mysafirët rrezikoi Sergio Escudero (22). Në vazhdim nuk kishte raste serioze për gol dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Vinicius Junior në tentim për të dribluar Simon Kjaerin e Sevillas (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Edhe pjesa e dytë filloi me një rast nga Vinicius (52'),  pastaj Luka Modric (58') dhe Daniel Ceballos (67').

Pas rasteve erdhi dhe goli, ishte Casemiro që shënoi në minutën e 78-të një gol të bukur , por kjo nuk ishte e gjitha. Luka Modric shënoi për rezultatin përfundimtar 2-0 në minutat shtesë.

(Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Reali ngjitet në vendin e tretë në La Liga me 36 pikë, ndërsa Sevilla renditet në vendin e katër me 33 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Santiago Solarit është kundër Espanyolit, ndërsa Sevilla ndaj Levantes. /Telegrafi/