Please enter at least 3 characters.

Reali në kërkim të një sulmuesi, i propozohet transferimi i Schick

2020/06/GettyImages-1216823286.jpg
285:"COLOGNE, GERMANY - JUNE 01: Patrik Schick of Leipzig celebrates with team mates after scoring his sides first goal during the Bundesliga match between 1. FC Koeln and RB Leipzig at RheinEnergieStadion on June 1, 2020 in Cologne, Germany. (Photo by Ina Fassbender/Pool via Getty Images)
32:"Ina Fassbender/Pool via Getty Im

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi që do të luante rolin e zëvendësuesit të Karim Benzemës.

Gjiganti madrilen pritet të nxjerr në shitje dy sulmuesit qendror, Luka Jovic dhe Mariano Diaz pasi trajneri Zinedine Zidane nuk është aspak i kënaqur me ta.

Kësisoj Los Blancos janë hedhur në sulm për ta gjetur një sulmues të ri që do të ishte zëvendësues i denjë për francezin Karim Benzema.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Real Madridit i është propozuar transferimi i sulmuesit çek Patrik Schick.

Patrick Schick. (Photo by Uwe Anspach/Pool via Getty Images)

24-vjeçari është i huazuar nga Roma te RB Leipzig ku ka shkëlqyer në futbollin gjerman, pasi ka realizuar 10 gola e ka bërë tre asistime në 24 takime të zhvilluara.

Klubi gjerman e ka mundësinë ta blejë lojtarin për 29 milionë euro, por për shkak të krizës financiare pas coronavirusit ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Schick nuk do të mbetet te Roma dhe kjo gjë është e sigurt, ndërsa Giallorosët janë të gatshëm ta lejojnë largimin e tij edhe për një shumë prej 25 milionë eurove.

Trajneri Zinedine Zidane po e monitoron lojtarin dhe mund të ndodh që Reali ta transferojë atë në verë si rezervë e Benzemas. /Telegrafi/