Please enter at least 3 characters.

Reali konkurrencë e fortë e Unitedit për Pogban

2016/07/pogbaa-1.jpg
210:"PARIS, FRANCE - MARCH 05: Paul Pogba of France before the International Friendly games between France and Netherlands at Stade de France on March 5, 2014 in Paris, France. (Photo by Xavier Laine/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi është kthyer fuqishëm në garë për shërbimet e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogbas.

Gazeta prestigjioze franceze, L’Equipe, ka raportuar se Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje prej 120 milionë eurosh me Zonjën e Vjetër për lojtarin.

Por, sipas mediave italiane, klubi anglez ka ofruar 110 milionë dhe nuk ka përmbushur kërkesën e agjentit Mino Raiola që për vete kërkon 20 milionë euro.

Tani Sky Sport Italia dhe Mediaset Premium bëjnë të ditur se Reali është kthyer në garë për futbollistin dhe do të bëjë shpejt ofertën për francezin.

Klikoni këtu për të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVESky raporton se Pogba ia ka dhënë fjalën Unitedit, por gjithçka mbetet të konfirmohet në ditët në vijim.