Please enter at least 3 characters.

Reali i bashkohet skuadrave të mëdha në garë për Nkunkun

2022/04/fbl-eur-c1-leipzig-psg-scaled.jpg
272:"Leipzig's French midfielder Christopher Nkunku reacts during the UEFA Champions League, Group A, football match RB Leipzig v Paris Saint-Germain in Leipzig, eastern Germany on November 3, 2021. (Photo by Ronny Hartmann / AFP) (Photo by RONNY HARTMANN/AFP via Getty Images)
14:"RONNY HARTMANN

Christopher Nkunku është njëri nga futbollistët më në formë në Evropë.

Sulmuesi i talentuar francez është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme me klubin gjerman RB Leipzig, ku shënon e asiston thuajse në çdo ndeshje.

24-vjeçari në 43 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 30 gola dhe ka asistuar në 18 të tjerë, duke qenë pjesëmarrës në 48 gola.

Por e ardhmja e francezit nuk pritet të jetë te Leipzig, pasi skuadrat më të mëdha evropiane janë vënë pas tij.

Bayern Munich, Arsenal, Manchester City, Manchester United, PSG e së fundmi edhe Real Madrid janë në garë për transferimin e francezit.

Los Blancos janë futur së fundmi në garë për sulmuesi francez, pasi në verë ata do të largojnë Mariano Diazin dhe Luka Jovicin nga Santiago Bernabeu.

Carlo Ancelotti e pëlqen shumë lojtarin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij, pasi Nkunku mund të luaj edhe si anësorë i djathtë.

Gjithsesi Leipzig janë të gatshëm ta lejojnë largimin e yllit të skuadrës, por duan së paku 80 milionë euro. /Telegrafi/