Please enter at least 3 characters.

Reali do të udhëtojë drejt Romës me katër mungesa, kthehet Diaz

2018/11/Mariano-Diaz-e1543236079922.jpg
309:"MADRID, SPAIN - OCTOBER 23: Lukas Hejda of FC Viktoria Plzen challenges for the ball with Mariano Diaz of Real Madrid during the Group G match of the UEFA Champions League between Real Madrid and Viktoria Plzen at Bernabeu on October 23, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi do të përballet me Romën në kuadër të Grupit G të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos kanë publikuar listën e lojtarëve që do të udhëtojnë në kryeqytetin italian dhe aty shikohet se spanjollët kanë disa mungesa.

Casemiro dhe Nacho vazhdojnë të jenë të lënduar nga fitorja 4-2 ndaj Celta Vigos, kurse Alvaro Odriozola dhe Keylor Navas gjithashtu vazhdojnë të jenë të lënduar.

Por, lajmi i mirë është rikthimit i Mariano Diaz në sulmin e Santiago Solarit, ndërsa më poshtë keni skuadrën e plotë:

Casilla, Courtois, Luca Zidane; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo, Javi Sanchez; Kroos, Modric, Valverde, Marcos Llorente, Asensio, Isco, Ceballos; Benzema, Bale, Vazquez, Mariano, Vinicius.

Roma dhe Reali kanë nga nëntë pikë në Grupin G dhe fitorja mund të definonte sa do pak se kush do të jetë lideri i grupit.

Dy skuadrat tjera në këtë grup janë CSKA Moska me katër pikë dhe Plzen me një pikë. /Telegrafi/