Please enter at least 3 characters.

Reali dhe Juve pas Kantes së Chelseat

2019/03/Ngolo-Kante-2-e1553069990486.jpg
243:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 04: Ngolo Kanté of Chelsea in action during the Premier League match between Chelsea FC and Crystal Palace at Stamford Bridge on November 04, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi dhe Juventusi kanë kontaktuar mesfushorin e Chelseat, N'Golo Kanten.

E përditshmja franceze sportive, "Le 10 Sport" shkruan sot se gjigantët evropianë kanë mësuar se lojtari po e shqyrton të ardhmen te londinezët, pavarësisht se ka bërë një marrëveshje të re në fillim të këtij sezoni me The Blues.

Mesfushori francez është i pakënaqur me rolin e ri nën urdhrat e trajnerit, Maurizio Sarri dhe tashmë ia ka konfirmuar menaxhmentit të klubit.

N'Golo Kante (Foto by Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Juve dhe Real kanë qenë të shpejtë për t'iu afruar agjentit të lojtarit për t'ia shprehur interesimin e tyre.

PSG gjithashtu janë të etur për ta blerë futbollistin, edhe pse Kante nuk dëshiron të shkojë në kryeqytetin francez të Parisit.

Për momentin, Kante po vazhdon të paraqitet për klubin e Londrës gjersa pritet të lëvizë gjatë afatit kalimtar të janarit. /Telegrafi/