Please enter at least 3 characters.

Reali dhe Atletico Madrid rivalizojnë Arsenalin për Gabriel Jesus

2022/06/real-madrid-v-manchester-city-semi-final-leg-two-uefa-champions-league-1-scaled-1.jpg
284:"MADRID, SPAIN - MAY 04: Gabriel Jesus of Manchester City FC controls the ball during the UEFA Champions League Semi Final Leg Two match between Real Madrid and Manchester City at Estadio Santiago Bernabeu on May 04, 2022 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Gabriel Jesus pritet të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohen nga Manchester City gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi brazilian e ka të qartë se do ta ketë shumë të vështirë të luaj edicionin e ri te City që kanë transferuar norvegjezin Erling Haaland.

Largimi i tij nga City është mëse i sigurt, por vazhdon të mbetet e paqartë e ardhmja e tij, pasi ka shumë oferta për të.

Arsenali mbetet favoriti kryesor për t'i marrë shërbimet e brazilianit, por së fundmi në garë janë futur edhe dy skuadrat madrilene, Real dhe Atletico Madrid.

25-vjeçari sipas mediave spanjolle pëlqehet nga dy skuadrat e kryeqytet spanjoll dhe do të tentojnë transferimin e tij.

Megjithatë problemi mbetet çmimi i lartë që kërkon City për brazilianin, pasi duan të fitojnë 50 milionë euro nga largimi i tij.

Jesus këtë edicion ka zhvilluar 41 ndeshje zyrtare për Cityn, ku ka shënuar 13 gola e ka asistuar 12 të tjerë.

Përveç Arsenalit, Realit e Atleticos, interesim për lojtarin kanë shprehur edhe Juventus, Newcastle United e Tottenham Hotspur. /Telegrafi/