Please enter at least 3 characters.

Reali dëshiron që James të jetë pjesë e marrëveshjes për Lewandowskin

2018/02/Robert-Lewandowski-e1519723998472.jpg
290:"BRUSSELS, BELGIUM - NOVEMBER 22: Robert Lewandowski of Bayern Munich in action during the UEFA Champions League group B match between RSC Anderlecht and Bayern Muenchen at Constant Vanden Stock Stadium on November 22, 2017 in Brussels, Belgium. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Robert Lewandowski është edhe në radarin e Real Madridit.

Sipas AS, Los Blancos do e shfrytëzojnë edhe kartonin e James Rodrigez për të sjellë në Spanjës sulmuesin polak.

Kolumbiani është i huazuar te klubi gjerman për dy vite, por Reali është i gatshëm ta fus atë në marrëveshje për ish-yllin e Borussia Dortmundit.

Mundësitë që Karim Benzema të largohet gjatë verës janë të mëdha dhe 29-vjeçari i Bayernit shikohet si një alternativë e mirë.

Jerome Boateng dhe Robert Lewandowski ndaj Anderlechtit në Constant Vanden (Foto: Getty Images)

Çmimi i sulmuesit është rreth 80 milionë euro, por me futjen e James në marrëveshje do të përgjysmohej.

Për atë kanë shfaqur interesim edhe Chelsea e Manchester Unitedi.

Deri më tani në këtë sezon Lewandowski ka shënuar 29 gola në 34 ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/