Real Madridi triumfon ndaj Bilbaos - barazon liderët me pikë
Real Madridi ka fituar 3-1 në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos në kuadër të javës së 13-të në La Liga.
Bilbao e filloi mjaft keq takimin, shkaku që mbetën me një lojtar më pak në fushë,
Raul Garcia u ndëshkuar fillimisht me karton të verdh në minutën e tetë dhe pesë minuta më vonë, pranoi edhe të dytën për t'u përjashtuar nga loja.
Ishte Toni Kroos ai që shënoi golin e parë për madrilenët në këtë takim, në minutën e 45+1-të.
Në pjesën e dytë, Los Blancos u befasuan, pasi edhe pse me dhjetë lojtarë në fushë, Bilbao i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Ander Capa (52').
Mirëpo, Karim Benzema doli të ishte shpëtimtari i Real Madridit, pasi në minutën e 74-të riktheu epërsinë për skuadrën e tij.
Madrilenët nuk u ndal me kaq dhe shënuan edhe golin e tretë me anë të sulmuesit francez (90+2').
Pas javës së 13-të, Real Madridi gjendet në vendin e tretë me 26 pikë, aq sa kanë Real Soviedadi në të parin dhe Atletico Madridi në të dytin.
Skuadra që drejtohet nga Zinedine Zidane në xhiron e 14-të do të takohet me Eibarin. /Telegrafi/


