Please enter at least 3 characters.

Real Madridi po has në vështirësi për transferimin e Zubimendit

Real Madridi e ka bërë priroitet transferimin e një zëvendësuesi të ish-mesfushorit gjerman Toni Kroos.

Prej pensionimit të Kroos, Los Blancos kanë vuajtur në mesfushë dhe Carlo Ancelotti e di se duhet përforcuar skuadra në atë pozitë.

Mesfushori spanjoll Martin Zubimendi është objektivi kryesor i Los Blancos, por nuk është aspak i lehtë afrimi i tij.

25-vjeçari ka një klauzolë largimi nga Real Sociedad prej 60 milionë eurove, shumë që nga Real Madridi konsiderohet e lartë.

Një tjetër pengesë është se lojtari dëshiron transferimin në Ligën Premier dhe ofertat nga klubet angleze nuk mungojnë.

Manchester City, Liverpool dhe Arsenal janë tre klubet angleze që e duan spanjollin dhe janë të gatshme ta paguajnë klauzolën e tij.

Reprezentuesi spanjoll ka zhvilluar 21 ndeshje këtë edicion, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/