Please enter at least 3 characters.

Real Madridi nuk heq dorë nga Fernandez, talenti i Marokut mbetet opsion i dytë

Jose Mourinho e ka vendosur mesfushorin e Chelseat, Enzo Fernandez, si objektivin kryesor për repartin e mesfushës te Real Madridi gjatë afatit kalimtar veror, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.

Sipas The Athletic, trajneri portugez dëshiron të sjellë një mesfushor të nivelit të lartë dhe e sheh reprezentuesin argjentinas si një pjesë kyçe të projektit të tij të ri në “Santiago Bernabeu”.

Fernandez, 25 vjeç, ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Argjentinës në Kupën e Botës dhe raportohet se është i gatshëm të shtyjë për një transferim te gjiganti spanjoll.

Megjithatë, Chelsea nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë yllin e saj, duke kërkuar mbi 130 milionë euro për kartonin e tij.

Ndërkohë, paraqitjet mbresëlënëse të mesfushorit të Lille, Ayyoub Bouaddi, me Marokun në Botëror kanë tërhequr gjithashtu vëmendjen e Real Madridit.

Klubi francez është i gatshëm të dëgjojë oferta në vlerën e rreth 80 milionë eurove për talentin 18-vjeçar, por ai nuk konsiderohet prioritet për madrilenët në këtë fazë.

Në anën tjetër, emri i Mateus Fernandes po humbet terren në listën e objektivave të Real Madridit, pasi mesfushori i West Hamit raportohet se preferon një transferim te Tottenhami. /Telegrafi/