Please enter at least 3 characters.

Real Madridi mbledhje me lojtarët: U konfirmohet që nuk do të ketë blerje të madha, pasi klubi është në krizë shkaku i COVID-19

2020/08/GettyImages-1264544462.jpg
346:"MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 07: Real Madrid players observe a minutes silence in respect for those who have lost their lives to COVID-19 prior to the UEFA Champions League round of 16 second leg match between Manchester City and Real Madrid at Etihad Stadium on August 07, 2020 in Manchester, England. (Photo by Oli Scarff/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images

Sezoni i Real Madridit mori fund pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, kur pësuan në të dyja ndeshjet nga Manchester City.

Lojtarët u mblodhën për një bisedë në të cilën menaxheri i përgjithshëm Jose Angel Sanchez iu drejtua skuadrës.

Gjatë bisedës së tij, ai i informoi ata se klubi në përgjithësi ishte i lumtur me paraqiten e tyre në sezonin 2019/20 , pavarësisht përfundimit zhgënjyes në Evropë.

Kroos e Benzema (Photo by Peter Powell/Pool via Getty Images)

Ai gjithashtu shfrytëzoi rastin për të konfirmuar largimin e Alphonse Areolas, duke sqaruar se klubi nuk ishte në pozitë të mirë financiare që ta blejë përfundimsht.

Pas kësaj, u sqarua se nuk do të kishte asnjë nënshkrim gjatë kësaj vere për shkak të ndikimit financiar të COVID-19.

Nëse do të vijnë lojtarë, ata do të jenë emra si Martin Odegaard, Dani Ceballos dhe Andriy Lunin që janë në pronësi të klubit, shkruan Marca.

Florentino Perez tashmë kishte shprehur besimin e tij se 'nënshkrimet e mëdha' duhet të presin për shkak të situatës së vështirë që klubi dhe bota po kalon.

Biseda përfundoi duke iu kujtuar lojtarëve që duhet të jenë përgjegjës gjatë pushimeve të tyre, të cilat do të përfundojnë më 30 gusht. /Telegrafi/