Please enter at least 3 characters.

Real Madridi ka paguar 40 milionë euro bonuse - secili lojtar mori nga afërsisht 1 milion euro

294:"PARIS, FRANCE - MAY 28: Nacho Fernandez of Real Madrid lifts the UEFA Champions League trophy after their sides victory during the UEFA Champions League final match between Liverpool FC and Real Madrid at Stade de France on May 28, 2022 in Paris, France. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve më 1 qershor të vitit të kaluar me një fitore 2-0 ndaj Borussia Dortmund në Wembley.  

Marca tani zbulon shumën e bonusit të paguar për lojtarët e Real Madridit për këtë sukses.

“Florentino Perez pagoi çdo lojtar të Real Madridit një bonus prej 900 mijë eurosh për fitimin e Ligës së Kampionëve. Në total Real Madridi ka paguar 40 milionë euro për lojtarët dhe trajnerët sezonin e kaluar si shpërblime për të gjithë trofetë e fituar”, shkruan Marca.

Për kujtesë, Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe Superkupën e Spanjës sezonin e kaluar.

Sa i përket këtij sezoni, Miguel Angel Diaz, gazetar i Cope, i cili është shumë i njohur për situatën në Real Madridi, njoftoi javën e kaluar se, me vendim të presidentit Florentino Perez, të gjithë lojtarët e Realit morën një bonus prej 250 mijë eurosh për eliminimin e Atleticos Madridit dhe kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku i pret Arsenali.

Lojtarët e Real Madridit mund të fitojnë bonuse edhe më të mëdha këtë sezon se vitin e kaluar.

Kjo pasi Real Madridi është në garë për të tre trofet kryesore në fund të sezonit - La Liga, Liga e Kampionëve dhe Kupa e Mbretit. Real Madridi nuk i ka fituar kurrë tre trofe. /Telegrafi/