Real Madridi interesohet për talentin suedez të Frankfurtit për ta përforcuar mesfushën
03/12/2024
Real Madridi do të synojë ta përforcojë mesfushën e tyre verën e ardhshme, për të ndihmuar që ta plotësojnë boshllëkun e lënë nga Toni Kroos këtë vit. Një prej lojtarëve të cilët ata janë duke monitoruar është mesfushori Hugo Larsson i Eintracht Frankfurt.20-vjeçari ka qenë në një formë fantastike për Eintracht Frankfurtin, të cilët momentalisht janë rivali më serioz i Bayern Munich për titull në Bundesliga.Sky Sports tashmë ka raportuar se Real Madridi është futur në mesin e skuadrave që po e ndjekë talentin suedez, mes thashethemeve se Manchester United dhe Arsenali janë të interesuar gjithashtu.


