Real Madridi identifikon yllin e Bayern Munich si lojtarin ideal për mesfushën
Real Madrid ka vendosur të hedhë sytë drejt Bundesligës për të adresuar një dobësi specifike që stafi teknik ka identifikuar në mesfushë.
Kërkimi për një lojtar që të sjellë koherencë dhe rrjedhshmëri në mesfushë ka çuar bordin e 'Los Balncos' drejt Gjermanisë.
Emri i Aleksandar Pavlovic del si zgjidhja ideale për të lidhur linjat e një skuadre që mbushet me forcë fizike, por ka nevojë për më shumë kontroll dhe qetësi në lojë.
Florentino Perez, gjithmonë i vëmendshëm ndaj talenteve të reja që dominojnë skenën kontinental, sheh te ky i ri gjerman komplementin e përsosur për yjet aktualë të klubit.
Presidenti i klubit të bardhë e kupton se balanca midis forcës dhe teknikës është thelbësore për të ruajtur hegjemoninë në Europë.
Mesfushori i Bayern Munich është konsoliduar si një nga futbollistë më të mirë bavarez nën drejtimin e Vincent Kompany.
Në moshën 21-vjeçare, ylli gjerman ka treguar një pjekuri më shumë se sa mosha e tij, duke marrë role udhëheqëse si në klub ashtu edhe me kombëtaren.
Në Real Madrid, besojnë se ardhja e tij do të përmirësonte ndjeshëm performancën e lojtarëve me stil më fizik, si Fede Valverde apo Camavinga.
Aftësia e tij për të lexuar ritmin e lojës do t’i lejonte Jude Bellingham të avanconte më lirshëm në pozicione për të shënuar.
Kontrata e tij me gjigantin bavarez skadon në vitin 2029, duke vendosur vlerën e tij në treg afërsisht 80 milionë euro.
Pavarësisht kostos, entiteti madrilen e sheh këtë transferim si një investim afatgjatë për të siguruar një tranzicion në mesfushë./Telegrafi/


