Please enter at least 3 characters.

Real Madrid nuk do ta lejoj largimin e Varanes për asnjë çmim

2020/04/GettyImages-1185123343-e1585988934830.jpg
251:"MADRID, SPAIN - NOVEMBER 02: Rafael Varane of Real Madrid CF controls the ball during the Liga match between Real Madrid CF and Real Betis Balompie at Estadio Santiago Bernabeu on November 02, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Raphael Varane është duke e kaluar sezonin e tij të nëntë si futbollist i Real Madridit.

Gjatë gjithë kësaj kohe francezi ka pasur oferta të shumta, por që në asnjë moment Reali nuk diskutoi largimin e tij.

Los Blancos nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga ylli i tyre as tani kur Mancester City po insiston për transferimin e tij.

Raphael Varane. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Kampioni në fuqi i Anglisë besohet se është gati të shpenzojë rreth 100 milionë euro për angazhimin e francezit, por duket se nuk do t’ia dalë.

Marca ka raportuar se Los Blancos nuk do të lejojnë largimin e Varanes nga Santiago Bernabeu për asnjë çmim në botë.

Francezi shihet si e ardhmja e klubit dhe Reali synon që pikërisht në të ardhmen t’ia besoj edhe shiritin e kapitenit yllit të tyre.

Raphael Varane dhe Sergio Ramos . (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

26-vjeçari ka fituar gjithçka me fanellën e Realit, derisa ka një kontratë me Los Blancos deri në verën e vitit 2022.

Pasi të kaloj pandemia Covid-19, Real Madrid do të fillojë bisedimet me lojtarin për një kontratë të re që do ta mbante francezin në Santiago Bernabeu deri në vitin 2025. /Telegrafi/