Reagon “Tigri”: Terroristët e vërtetë janë serbët
E përditshmja serbe Informer ka shkruar sot se Kastrati do të udhëtojë në Beograd për ta përkrahur Shqipërinë, së bashku me tifozë tjerë, duke e cilësuar atë si “terrorist”.
“Nga portalet serbe morra informacion se më kanë quajtur terrorist, mirëpo nëse dikush që lufton për lirinë e popullit të vetë quhet, ashtu atëherë me krenari e mbaj këtë emër”, tha Kastrati për Telegrafin
“Në të vërtetë, lufta jonë ishte luftë pikërisht kundër terrorit serb mbi popullatën civile shqiptare. Kurdo që sulmohen tokat shqiptare, gjithmonë do t’i dal në mbrojtje Atdheut. Propagandat e Serbisë nuk më bëjnë aspak përshtypje”, vazhdoi ai.
Sot mediat serbe raportuan se Federata e Futbollit të Serbisë nuk do të pranojë udhëtimin e tifozëve shqiptarë në Beograd, mirëpo Kastrati nuk mendon kështu.
“Në rast se neve nuk na lejohet të shkojmë në Serbi, atëherë edhe serbët le ta harrojnë ardhjen e tyre në Tiranë”, potencoi “Tigri”. /Telegrafi/


