Please enter at least 3 characters.

Reagon sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, pasi Duma ruse kërkoi nga Putini që të njohë dy rajonet e kontrolluara nga separatistët në Ukrainë

2021/08/9cb3ce1d-3241-462d-b5a9-8988aa5b1b7b.jpg
234:"US Secretary of State Antony Blinken speaks about Afghanistan during a media briefing at the State Department,on August 25, 2021, in Washington,DC. (Photo by Alex Brandon / POOL / AFP) (Photo by ALEX BRANDON/POOL/AFP via Getty Images)
25:"POOL/AFP via Getty Images

Njohja nga Kremlini i të ashtuquajturave Republika Popullore të Donetskut dhe Luhanskut si "të pavarura" do të nënkuptonte refuzimin e plotë nga Rusia të marrëveshjeve të Minskut, të cilat mbeten mjeti më i mirë për të zgjidhur konfliktin në Donbas.

Kështu ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një reagimi në rrjetin social Twitter, përcjell Telegrafi, pasi Duma ruse ka kërkuar nga presidenti Vladimir Putin që të njohë dy rajonet e kontrolluara nga separatistët në Ukrainë, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, siç kanë raportuar mediat të martën, një kërkesë e tillë ka ardhur pas një votimi në Duma të martën.

Të dyja rajonet ndodhen në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, ku separatistët e mbështetur nga Rusia kanë luftuar kundër forcave ukrainase që nga viti 2014.

Një veprim i tillë është vlerësuar gjithashtu se do të rriste tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës një nivel tjetër, edhe pse trupat ruse filluan një tërheqje të pjesshme nga kufiri ukrainas. /Telegrafi/