Please enter at least 3 characters.

Reagon Haradinaj-Stublla: Lëvizja e lirë nënkupton hapjen e urës së Ibrit

2020/11/Meliza-Haradinaj-Stublla-foto-Ridvan-Slivova-9-e1634627254695.jpg

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas letrës së emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak dërguar kryeministrit Avdullah Hoti, ku i kërkon që presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq t’i lejohet lëvizja e lirë në Kosovë.

Haradinaj-Stublla përmes një reagimi në Twitter, ka shkruar se liria e lëvizjes nënkupton hapjen e Urës së Ibrit.

“Liria e lëvizjes, pikësëpari, nënkupton hapjen e menjëhershme të Urës së Ibrit në Mitrovicë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Ndryshe kryeministri Avdullah Hoti sot para mediave tha se kërkesat për hyrjen në Kosovë do t’i trajtojnë varësisht nga konteksti i ndjeshmërisë që mund të kenë. /Telegrafi/