Please enter at least 3 characters.

Reagon edhe Nisma për rrahjen e dy shqiptarëve në Serbi

2017/05/konference-NISMA-Fatmir-Limaj-Isa-Xhemajlaj-foto-Ridvan-Slivova-06-e1495009979197.jpg
14:"Ridvan Slivova

NISMA Socialdemokrate ka dënuar rrahjen e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad të Serbisë.

Përmes një komunikate dërguar mediave, Nisma ka kërkuar nga shteti serb të distancohet nga ky akt dhe t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i vendosur para drejtësisë autorët e këtij sulmi brutal.

“Nisma Socialdemokrate vlerëson se ky sulm nxit urrejtje dhe nuk i kontribuon përmirësimit të raporteve mes dy vendeve. Serbia duhet të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët pa dallim etnie”, thuhet në reagimin e Nismës Socialdemokrate.

Reagimi i plotë i Nismës Socialdemokrate:Nisma Socialdemokrate dënon rrahjen e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad të Serbisë.Nisma Socialdemokrate vlerëson se ky sulm nxit urrejtje dhe nuk i kontribuon përmirësimit të raporteve mes dy vendeve.Shteti serb duhet të distancohet nga ky akt dhe t'i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t'i vendosur para drejtësisë autorët e këtij sulmi brutal.Serbia duhet të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët pa dallim etnie.Nisma Socialdemokrate i uron shërim të shpejtë Çlirim Malokut dhe shokut të tij!