Reagimi i Xherdan Shaqirit pas suksesit të Liverpoolit
293:"LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 14: Xherdan Shaqiri of Liverpool is tackled by Will Hughes (L) and Etienne Capoue of Watford during the Premier League match between Liverpool FC and Watford FC at Anfield on December 14, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images
26/06/2020
Xherdan Shaqiri nuk ka qenë shumë aktiv gjatë sezonit 2019/2020, mirëpo ai është pjesë e suksesit të Liverpoolit në Ligën Premier.
Mesfushori shqiptar ka luajtur në gjashtë ndeshje kampionale këtë edicion, ndërsa arriti të shënonte gol në derbin lokal ndaj Evertonit.
Njëherësh, ai ka luajtur në një ndeshje të Community Shield, një në Ligën e Kampionëve dhe dy ndeshje në Kupën e Botës për Klube.
Pasi Liverpooli e fitoi titullin e Anglisë për herë të parë pas 30 vitesh, Shaqiri e ka bërë një postim në rrjetet sociale duke iu gëzuar kësaj arritjeje.
Në ndërkohë, pritet të shihet gjatë verës se ku do të qëndrojë e ardhmja e futbollistit që e përfaqëson Zvicrën. /Telegrafi/


