Please enter at least 3 characters.

Reagimi i parë i Arsenalit pasi u shpall kampion i Anglisë

Gjithçka u vulos këtë sonte , pasi Manchester City nuk arriti të fitonte ndaj Bournemouthit (1-1), duke e bërë të pamundur që “Topçinjtë” të kapeshin në tabelë.

Arsenali e siguron titullin një xhiro para fundit, me 82 pikë, ndërsa Man City mbetet në 78, duke e mbyllur përfundimisht garën për trofeun.

Ky është një triumf me peshë të veçantë për londinezët, sepse rikthen kampionatin në “Emirates” pas një pritjeje të gjatë dhe kur Arsenali kishte kaluar disa sezone radhazi shumë pranë suksesit, por pa arritur ta mbyllte garën deri në fund.

Këtë herë, ekipi i Mikel Artetës nuk u lëkund në momentet vendimtare dhe e ktheu konsistencën në armën kryesore.

“Arsenali. Kampionët tuaj të Premier League”, ishte reagimi i klubit pasi matematikisht siguruar titullin.


Për Artetën, ky titull është kurorëzimi i projektit që ndërtoi hap pas hapi. Spanjolli e rikthen Arsenalin në majën e Ligës Premier , duke e bërë atë trajnerin që e mbylli një cikël pritjeje dhe që e shndërroi skuadrën në pretendente reale, pasi në edicionet e fundit kishte qenë vazhdimisht “afër”, por pa e kapur dot trofeun.

Arsenali e mbyll këtë sezon si kampioni i Anglisë, ndërsa tani i mbetet vetëm xhiroja e fundit për festën përfundimtare para tifozëve – me titullin që tashmë është i tyre.


Po ashtu klubi londinez është pjesë e finales së Ligës së Kampionëve, ku përballet me PSG-në. /Telegrafi/