Please enter at least 3 characters.

Reagimi i banorëve kur Shkurta Haxhiu rikthehet sërish në Big Brother

Foto: YouTube

Shkurte Haxhiu është rikthyer sërish në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Kjo pasi ajo po qëndronte në një kapsulë e vetme, ndonëse konkurrentët mendonin se ishte eliminuar.

E njëjta ishte mbyllur për pak ditë, derisa u rikthye në spektaklin e natës së sotme (e hënë).

Foto: YouTube

Banorët u befasuan kur panë Shkurten teksa u kthye, derisa iu gëzuan këtij fakti.

Shumë nga ta u shprehën se nuk kishin besuar që u eliminua nga ky format.

Megjithatë, mbetet për t'u parë në vazhdim se si do të jetë loja e saj brenda.

Gjatë këtyre ditëve të fillimit ka qenë aktive dhe me përplot debate. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com