Please enter at least 3 characters.

Ray Liotta tregon se është fejuar me partneren e tij, Jacy Nittolo

2020/12/30130034-0-image-a-119_1593288225506-1.jpg

Ray Liotta ka diçka të veçantë për të festuar para Vitit të Ri.

66 vjeçari njëherësh fituesi i “Emmy” njoftoi të hënën në Instagram se i ka propozuar të dashurës së tij, Jacy Nittolo.

Aktori amerikan ndau një çast të tij dhe partneres duke përqafuar njëri-tjetrin, teksa u shfaqën të buzëqeshur para një peme të Krishtlindjes.

“Dëshirat e Krishtlindjes u bënë realitet”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë. “Unë kërkova që dashuria e jetës sime të martohej me mua dhe falë Zotit ajo tha po”.

Shumë nga fansat e uruan yllin e “Marriage Story” për ndryshimin e ri që ka bërë në jetën personale.

“Urime vëllai ime”, ka thënë një ndjekës.

“Ju jeni burrë”, shtoi një tjetër.

Një i tretë vazhdoi: “Shumë i lumtur, urime”. /Telegrafi/