Please enter at least 3 characters.

Ray Liotta i kthehet jetës filmike mafioze

2019/02/Ray-Liotta.jpg
302:"PASADENA, CA - JANUARY 18: Actor Ray Liotta of the television show 'Shades of Blue' speaks onstage during the NBCUniversal portion of the 2017 Winter Television Critics Association Press Tour at the Langham Hotel on January 18, 2017 in Pasadena, California. (Photo by Frederick M. Brown/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i "Goodfellas" po i rikthehet botës filmike pas disa vitesh pauze në rrafshin e kinematografisë amerikane.

Ray Liotta është duke negociuar kushtet për t'iu bashkuar kastës së aktorëve të filmit "The Many Saints Of Newark", i cili është pararendës i "Sopranos".

Aktori do t'iu bashkohej në këtë formë Alessandro Nivola, Vera Farmiga, Jon Bernthal, Billy Magnussen, Corey Stoll dhe Michael Gandolfini, i cili do të luajë rolin e Tony Sopranos, të krijuar nga babai i tij i ndjerë, James Gandolfini gjersa regjisor do të jetë Alan Taylor.

"Unë jam i kënaqur që po punoj me David Chasen dhe Alan Taylorin në The Many Saints of Newark," tha Liotta.

"Talenti i Davidit është i pakrahasueshëm dhe regjia e Alan Taylorit e bën këtë edhe më emocionues. I respektoj të dytë pafundësisht dhe pres që ta bëj këtë projekt të veçantë me New Line", shtoi ai.

Skenari i shkruar nga krijuesi i Sopranos, David Chase dhe Lawrence Konner, rrëfimi na dërgon në epokën e trazirave në Newark në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar, kur afrikanët, amerikanët dhe italianët ishin në hasmëri të madhe.

Kjo përplasje u bë vdekjeprurëse kur u përhap në gangsterë të secilit grup. Vendi i Liottas në historinë e filmit mafioz është vulosur nga portretizimi i Henry Hillit të Goodfellas të drejtuar nga Martin Scorsese. /Telegrafi/