Please enter at least 3 characters.

Rasti Griezmann: Atletico Madridi tronditë Barcelonën, zbulon bisedimet e fshehta të katalunsave me lojtarin dhe bllokon transferimin

2019/07/GettyImages-1127187917.jpg
333:"SEVILLE, SPAIN - FEBRUARY 03: (EDITORS NOTE: Image has been converted to black and white.) Antoine Griezmann of Club Atletico de Madrid looks on during the La Liga match between Real Betis Balompie and Club Atletico de Madrid at Estadio Benito Villamarin on February 03, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Atletico Madridi nuk e ka pritur aspak mirë deklaratën e presidentit të Barcelonës, Jose Maria Bartomeu, ku ky i fundit zbuloi se ka pasur takim me drejtuesit e këtij klubi për Antoine Griezmann.

Klubi madrilen ka reaguar me anë të një komunikate për shtyp ku ka akuzuar Barcelonën dhe lojtarin për negociatat e hershme që kishin filluar midis palëve që në muajin shkurt.

Në fund të komunikatës Atletico ka treguar se e ka njoftuar Griezmannin se duhet të paraqitet në fundjavë në ambientet e klubit për të filluar stërvitjet.

Deklarata e Atletico MadriditDuke marrë shkas nga deklaratat e bëra sot nga presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu në lidhje me lojtarin tonë Antoine Griezmann, Atletico kërkon të bëjë publike detajet e mëposhtme:Më datë 14 maj, Antoine Griezmann informoi drejtuesin Miguel Angel Gil Marin, trajnerin Diego Simeone dhe drejtorin sportiv Andrea Berta mbi vendimin e tij për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit. Në ditët e mëvonshme ne mësuam se lojtari kishte arritur një marrëveshje në muajin mars me Barcelonën, vetëm pak ditë pas eliminimit tonë nga Liga e Kampionëve ndaj Juventusit, si dhe negociatat për kushtet e kontratës kishin filluar që në mes të muajit shkurt.Lidhur me një deklaratë të bërë sot nga presidenti Bartomeu, ne duam të informojmë se është e vërtetë që ditën e djeshme ka pasur një takim midis Miguel Angel Gil Martin dhe drejtorit ekzekutiv të Barcelonës, Oscar Grau.

Në atë takim Barcelona shprehu dëshirën që të aktivizojë klauzolën e largimit të Antoine Griezmann, sapo kjo klauzolë të zbresë nga 200 milionë euro në 120 milionë euro, ndër të tjera u kërkua një shtyrje e pagesës së klauzolës së lartpërmendur.Natyrisht përgjigja jonë ishte negative, kjo për faktin se sjellja e klubit të Barcelonës dhe lojtarit ka qenë fyese për Atleticon Madridin dhe fansat tanë.Si rezultat i gjithë kësaj, sot, Atletico Madrid, i ka kërkuar lojtarit nëpërmjet motrës së tij që është njëkohësisht agjente e Grirzmann, që ai të paraqitet të dielën në ambientet e klubit për të qenë pjesë e fazës përgatitore bashkë me pjesën tjetër të shokëve, diçka të cilën e ka të detyruar bazuar në kontratën që ekziston midis palëve.

Antoine Griezmann . (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Me anë të kësaj komunikate për shtyp , Atletico Madridi dëshiron të shprehë pakënaqësinë e madhe për sjelljen e  Barcelonës, që bindi lojtarin tonë të shkëputej nga ne gjatë zhvillimit të sezonit, në një moment kur klubi ishte në garë në Ligën e Kampionëve , por edhe në kampionat ndaj vetë Barcelonës, diçka kjo që mendojmë së është në shkelje të rregullave të vendosura për periudhat e negociatave për lojtarët dhe që cenojnë integritetin e garës.

Tashmë transferimi i Griezmann te Barcelona ka marr dimension tjetër dhe duket se po futet në një rrugë të rrezikshme. /Telegrafi/