Please enter at least 3 characters.

Rashiq komenton deklaratën e Trumpit: SHBA-ja duhet të na stimulojë, por vendosmëria varet nga ne

2023/10/Nenad-Rashiq-interviste-foto-Ridvan-Slivova-8-e1728118285998.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Deputeti serb dhe kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq ka folur për deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Rashiq ka thënë se administrata amerikane cdo herë ka pasur një rol të veçantë për Kosovën.

Ai megjithatë është shprehur se qasja e administratës amerikane ka ndryshuar.

“Roli i Amerikës është me rëndësi por qasja e administratës amerikane ka ndryshuar sa e shoh unë”, ka thënë Rashiq.

Deputeti ka shtuar se në fund të fundit duhet që ne të jemi më të vendosur.

“Na duhet një stimulim nga ana e administratës amerikane, por ne jemi ata që në fund të fundit duhet të jemi më të vendosur”, tha Rashiq. /Telegrafi/