Please enter at least 3 characters.

Rashica s’luan kundër Omanit, në prova te Vittese

2016/01/rashica-s-rsquo-luan-kund-euml-r-omanit-n-euml-prova-te-vittese_hd.jpg

“Më ka ftuar Albert Bunjaki, por nuk kam mundur të vijë dhe më ka mbetur shumë merak. Arsyeja kryesore është se jam duke u stërvitur me ekipin e Vitteses në Holandë dhe e ardhmja ime mund të vendoset shumë shpejtë. Me shumë dëshirë do të isha i pranishëm kundër Omanit, por kjo është arsyeja kryesore”, u shpreh Rashica për “Publiku.net”.

Ai në fund shtoi se i uron suksese Kosovës në përballjen e së dielës kundër Omanit dhe i premton tifozëve se do ta ndihmon Kosovën në ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/