Rashford mund të marrë numrin e vjetër të Yamalit tek Barcelona
20/07/2025
Marcus Rashford mund të trashëgojë numrin e Lamine Yamal apo të Thierry Henry, ndërsa është pranë finalizimit të një huazimi te Barcelona nga Manchester United. Më herët këtë javë, Barcelona konfirmoi se Lamine Yamal do të marrë fanellën me numrin 10, të cilën e mbante Ansu Fati pas largimit të Lionel Messit në vitin 2021.Kjo hap rrugën që Rashford të marrë numrin 19, që ishte i Yamalit më parë, i njëjti numër që Rashford mbante te Manchester United gjatë viteve 2016-2019.Sipas Mundo Deportivo, Rashford mund të tundohet edhe nga fanella me numrin 14, e cila aktualisht është e lirë.


